Sport

Kjo është pozita e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka pësuar ndryshime dhe ndodhet në vendin e njëjtë me 1190 pikë

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka përpiluar listën për muajin dhjetor, ku edhe pse nuk kishte shumë ndeshje, kishte ndryshime në renditjen botërore, shkruan albinfo.ch.

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka pësuar ndryshime dhe ndodhet në vendin e njëjtë me 1190 pikë.

Në listën e FIFA-s kryeson Gjermania, e ndjekur me radhë nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Ndërkohë, Shqipëria ka fituar dy pozicione dhe tashmë nga vendi i 62-të, klasifikohet në të 60-ën, me 553 pikë. Kjo ngjitje e kuqezinjve vjen si rrjedhojë e rënies drastike të Haitit, por edhe humbjes së pikëve të Bregut të Fildishtë.

Kosova ka rënë për një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s, ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga muaji nëntor. Tani Kosova zë pozitën e 178-të, me 97 pikë.