Boks dhe mundje

Kjo gjyshe 80 vjeçare ushtron xhudo: “Jam shembull për të rinjtë”

Ajo është plot 80 vjeçare dhe ka vendosur të ushtrojë sportin e xhudosë në qytetin turk Adana, shkruan “Daily Sabah”. Ajten Alatash solli për katër vjetë me radhë bijën e saj në stërvitjet e xhudosë dhe pas një kohë pyeti trajnerin nëse edhe ajo mund të ushtronte. Përgjigja ishte pohuese.

“Çdoherë e pyesja bijën time, sepse mendoja se xhudoja ishte përleshje. Shkova dhe e pashë vetë. Nuk ishte e tillë. Vërtet e adhuroj,” tha 80 vjeçarja turke, e cila beson se stërvitjet në xhudo e kanë ndihmuar shumë kundër sëmundjeve.

“Jam 80 vjeç. Jam shembull për të rinjtë,” tha ajo, duke i përshëndetur edhe autoritetet për lejimin e participimit.