Ekonomi

Klientët e bankave zvicerane, cak i hakerëve

Klientët e bankave zvicerane janë bërë cak i hakerëve. Të dhënat e reja federale tregojnë se edhe infrastruktura bankare është duke u sulmuar.

“Përshëndetje, emri im është Patrick Sägesser, unë përfaqësoj Departamentin e Hetimeve Kriminale”. Kështu filluan mijëra e-mail të rremë, të cilat janë dërguar në gjithë Zvicrën që nga fillimi i kësaj jave. Caku i kriminelëve kibernetikë: Marrësi duhet të hapë dokumentin e bashkëngjitur me një virus trojan bankar “Retefe”, i cili prek të dhënat e e-banking.

Kur shtojca të hapet, tashmë virusi «malware» gjendet në kompjuterin e përdoruesit. Nëse përdoruesi pastaj dëshiron të hyjë në portalin e tij të e-banking, «Trojan» e përcjell lidhjen e të dhënave në një server që kontrollojnë kriminelët kibernetikë. Dhe kjo duket se po punon me fushatën e fundit të e-mailit: ekspertët kibernetikë në Qendrën për Raportimin dhe Analizën e Sigurisë së Informacionit Melani aktualisht po regjistrojnë deri në 100 sulme në ditë.

Që nga viti 2013, kriminelët kanë përdorur virusë të ngjashëm për të pastruar llogaritë bankare. Për shkak se programet keqdashëse synonin në mënyrë specifike bankat zvicerane, specialistët e sigurisë e quajnë metodën e sulmit “Operation Emmental”.

Në vitin 2015 ekspertët e sigurisë raportuan 56 sulme të këtilla kibernetike. Këtu përfshihen centralet, policia, spitalet, kompanitë e mbrojtjes dhe administrata federale. 57 për qind e incidenteve kanë të bëjnë me sektorin financiar.

Në 2016-ën, tashmë kishte 70 nga 100 njoftime, 62 nga totali i 94 njoftimeve vitin e kaluar.

Kompanitë shpesh nuk raportojnë incidentet për shkak të frikës nga dëmtimi i reputacionit. «UBS» dhe Credit Suisse» nuk duan të komentojnë për çështje të sigurisë. «Postfinance» dhe «Raiffeisen» të paktën pranojnë të jenë të prekur nga operacioni Emmental.