Bota

Klienti shpëton bankën nga hajni duke e rrahur

Një burrë në Pennsylvania ka arritur të ndalë thyerjen e një banke duke e ndalur hajnin.

Policia e Scott Townshipit ka thënë se Robert Sakosky kishte arritur të rrëzonte një burrë të armatosur brenda Bankës “Honesdale National”.

Kjo është konfirmuar edhe nga videot në të cilën shihet se si Sakosky arriti të rrëzonte John Ryall, personin që mori paratë në një çantë, shkruan Albinfo.ch.

Njerëzit që jetojnë dhe punojnë afër kësaj banke po e vlerësojnë Sakoskyn si hero.

Pasi e kishte rrëzuar në tokë, Sakosky kishte arritur t’ia merrte armën atij dhe t’ia hiqte maskën. Më pas hajni arriti të ikte, por u kap nga policia dhe u identifikua nga Sakosky e punëtorët e bankës.