Karriera në Ballkan

Klinika më e madhe evropiane ka nevojë për përkujdesës nga Shqipëria

Pas përvojave pozitive, Klinika universitare e Berlinit në Gjermani, është duke llogaritur edhe më tej për fuqi të huaj punëtore. Nga Shqipëria dhe Meksiko në të ardhmen priten të vijnë 60 infermiere e përkujdesës gjatë një viti, ka pohuar zëdhënësja e drejtorisë së klinikës, Judith Heepe për Agjencinë telegrafike gjermane, njofton Albinfo.ch. Kolegët e rinj janë trajnuar qëllimisht nga vendet ku nuk ka mugesë të këtij personeli. Deri më tani, kjo klinikë ka trajnuar 70 punëtorë të rinj.

Me përkrahjen e një agjencioni, klinika universitare më e madhe europiane, që në vitin 2016 ka filluar me kërkimin e fuqisë së huaj punëtore. Heepe ka folur për një përvojë pozitive, por edhe për byrokracinë e madhe. Për të gjetur zgjidhje afatgjate për mungesën e personelit, klinika është duke i përforcuar edhe përpjkejet për të rekrutuar persona të rinj që do të përfshihen nënjë program studimi nga viti 2020.