Kosova

KMDLNj kërkon protesta për faturat e rrymës për veriun

Shala theksoi se kjo protestë  duhet të bëhet pasi vendimi i Gjykatës së Apelit nuk po zbatohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Kreu i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala, në takimin që ka pasur me kryeministrin Ramush Haradinaj ka kërkuar protesta për të ndaluar pagesën e rrymës për veriun e vendit.

Shala ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të duhej ta mbante një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për plaçkitjen që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve, për dëmin që është në vlerë dhjetëra milionë euro për shqiptarët. Shala theksoi se kjo protestë  duhet të bëhet pasi vendimi i Gjykatës së Apelit nuk po zbatohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Ndërsa në njoftimin e qeverisë për ktë takim nuk përmendet askund se është diskutuar për këtë çështje. Aty theksohet se Haradinaj te ketë thënë se puna e KMDLNJ-së, në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut ka pas rol të rëndësishëm në të kaluarën, por vazhdon të ketë edhe sot. “Roli i juaj është për forcimin e demokracisë në vend dhe ju do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë, në këtë rrugë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.