Kosova

KMDLNJ kërkon që të hetohet Aeroporti i Prishtinës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon që të hetohet Aeroporti i Prishtinës për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Përmes një reagimi, KMDLNJ-ja konsideron se nuk mjafton shqiptimi i dënimit për aviokompaninë turke, por duhet të zhvillohen hetimet ndaj drejtueseve të Aeroportit të Prishtinës dhe në rast se sigurohen prova për përfshirjen e tyre në këtë krim dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, koncensionarit të aeroportit Limak-Çalik duhet t’i merret leja e punës, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, KMDLNJ-ja kërkon që të hetohet kompania Bechtel-Enka për rastin e policëve që u aksidentuan dhe më pas humbën jetën, duke rënë në lumin Lepenc.