Shqipëria

Kneissl: Hapja e negociatave nuk është bujari por logjikë

“Më shumë mbështesim një partneritet strategjik me Turqinë,” tha ajo, përcjell albinfo.ch. “Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk është çështje bujarie, por logjike”.

Ministrja e jashtme austriake Karin Kneissl (FPÖ) ka thënë se mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa Turqia nga “këndvështrimi i Austrisë” nuk është (as) kandidat për t’u anëtarësuar në BE, shkruan “Der Standard”.

“Më shumë mbështesim një partneritet strategjik me Turqinë,” tha ajo, përcjell albinfo.ch. “Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk është çështje bujarie, por logjike”.

Megjithatë shumë vende europiane janë tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe për këtë mund të shtyhet çështja për ndonjë datë tjetër. Franca përgatitet për zgjedhjet europiane të 2019 dhe andaj kërkon të jetë tepër e kujdesshme me hapjen e negociatave.