Lajme

Kodi i ri telefonik i Kosovës +383, në qershor 2018

Kreshnik Gashi, kryetar i ARKEP-it tha se se viti 2017-të, është vit në të cilin realizohen thirrjet hyrëse me +383 nga operatorët të ndryshme të botës, kurse në qershor 2018, shuhen kodet ekzistuese

Kodi i ri telefonik i Kosovës +383 që edhi si rezultat i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, do të funksionalizohet në qershor të vitit të ardhshëm, kur edhe do të shuhen kodet +377 dhe +386 që i kanë shfrytëzuar dy operatorët telefonik në Kosovë, Vala dhe IPKO. Ndërsa javën e ardhme, inspektorët e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKREP), do të dalin në terren për të inspektuar punën e operatorit mobil serb MTS, i cili gjithashtu do të operoj në një pjesë të Kosovës me numra të limituar.

Kreshnik Gashi është kryetar i ARKEP-it. Ai i ka thënë RTK-së, se viti 2017-të, është vit në të cilin realizohen thirrjet hyrëse me +383 nga operatorët të ndryshme të botës në drejtim të operatorëve të operatorëve të telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë.

“Barra kryesore dhe i gjithë procesi i implementimit të kodit është mbi operatorët e telefonisë mobile dhe fikse. …Ndërsa fillimi i vitit 2018-të, do të kalojë në fazën kur do të bënë ndërrimi i sim kartelave të qytetarëve dhe do të shfrytëzohet plotësohet kodi +383. Kodet tjera ekzistuese +377 dhe +386 do të jenë kode rezervë në të cilat qytetarët do të mund të thirrin gjithashtu por kod kryesor primar do të jetë +383 deri në fillim të vitit 2018-të”, tha ai.

Ndërsa deri në qershor të vitit 2018-të, sipas tij, parashihet të shuhen funksionuar të dy kodet +377 dhe +386.

Gashi thotë se javën ardhme inspektorët e ARKEP-it do të dalin në terren për të inspektuar punën e operatorit mobil serb MTS, i cili në bazë të marrëveshjes së Brukselit ka filluar operimin e tij në zonat e banuara me minoritetet serbe dhe i ka në shfrytëzim 60 mijë numra, bashkë me shërbim të internetit.

Operatorët që janë në Kosovë, siç tha Gashi, shërbimet e internetit i kanë ofruar me vonesë, por që aktualisht me këtë shërbim e mbulojnë 70 për qind të popullsisë. Ai shton se me zhvillimin e pajisjeve teknologjike të reja, kërkohet fuqi më e madhe edhe në sasi të të dhënave që i përdorim, prandaj kjo teknologji duhet të adaptohet në vazhdimësi në mënyrë që të jetë në gjendje ta përballojë nevojën e qytetarëve.

Ndërkaq, sipas tij, rënia e të hyrave tek operatorët mobilë në vend dhe në botë vjen si shkak i komunikimeve me internet.

Ndryshe, aktualisht në Kosovës ekzistojnë dy kompani celulare, VALA që shfrytëzon hyrjen e Monakos +377 dhe IPKO të Sllovenisë +389. Kurse telefonia fikse funksionin me kodin e Serbisë +381.