Lajme

Koha që Kosova të bëjë më shumë për diasporën

Në këtë forum u fol për rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Kosova, sa ka kontribuar deri më tani dhe cilat janë planet për të ardhmen. U veçua fakti se diaspora ka kontribuar në formë të ndryshme, ndërsa remitencat duhet të shfrytëzohen në aspektin ekonomik.

Në Prishtinë po mbahet forumi ekonomik “Diaspora, urë e shkëmbimit të njohurive ekonomike” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me institutin zviceran të studimeve shqiptare ISEAL, raporton albinfo.ch.

Në këtë forum u fol për rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Kosova, sa ka kontribuar deri më tani dhe cilat janë planet për të ardhmen. U veçua fakti se diaspora ka kontribuar në formë të ndryshme, ndërsa remitencat duhet të shfrytëzohen në aspektin ekonomik.

Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se ka ardhur koha që edhe Kosova të bëjë për diasporën e jo vetëm e kundërta. Ai shtoi se duhet thelluar edhe më shumë ky bashkëpunim.

Driton Kajtazi, drejtor i ISEAL ka thënë se rilindja kombëtare lindi në diasporë dhe kështu duhet të jetë edhe zhvillimi ekonomik. Kajtazi shtoi se ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve duhet të thellohet edhe më shumë.

Anita Schluchter Rot nga Ambasada Zvicerane u shpreh se diaspora shqiptare luan rol të rëndësishëm edhe në Zvicër dhe ka ndihmuar në shumë fusha, shkruan albinfo.ch. Remitencat që janë 150 milionë euro duhet të shfrytëzohen edhe në fusha tjera. Ajo shtoi se Zvicra është e gatshme të ndihmojë Kosovën dhe ky bashkëpunim ndërmjet vendeve do të vazhdojë edhe më tuje. Më vonë mund të lexoni raportin e plotë nga mbajtja e këtij forumi në Prishtinë.