Sport

Kololli, dy gola kampionit, shënon edhe Sadiku

Armando Sadiku ka shënuar edhe një gol për Luganon, derisa dy gola realizoi Benjamin Kololli ndaj Baselit

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku po dëshmon se pse është ndër sulmuesit më të mirë në Zvicër. Sadiku ka realizuar në përballjen e dytë radhazi, shkruan albinfo.ch.

Sadiku përballej me të kaluarën, pasi luante ndaj Vaduzit të cilin vetëm një vit më parë e ndihmoi që të mbijetonte në Superligën zvicerane.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 65-të për 1:1, duke i dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Ndërkohë, mbrojtësi kosovar Benjamin Kololli ka shënuar dy gola kundër kampionit të Zvicrës, Basel, por nuk i mjaftuan skuadrës së tij që pësoi 4:3.

Taulant Xhaka ishte njëri ndër asistuesit në këtë ndeshje. Basel vazhdon të dominojë në kampionatin zviceran.