Sport

Kololli, kandidat për futbollistin e muajit dhjetor në Zvicër

Në përgjithësi futbollisti shqiptar ka shtatë gola në këtë sezon, dhe tri asistime, duke qenë shënuesi i gjashtë më i mirë në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti shqiptar, Benjamin Kololli po shkëlqen këtë sezon në Superligën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Pasi u zgjodh në formacionin e javës dhe kandidat për lojtarin më të mirë të kësaj jave në Zvicër, Kololli është kandidat edhe për lojtarin e muajit dhjetor në Zvicër nga ‘Blick’.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e fundit shënoi dy gola për Lausannen në fitoren e thellë ndaj Zurichut 5:1, derisa xhiron e kaluar shënoi po ashtu dy gola në fitoren 2:1 ndaj Luganos.

Në muajin dhjetor, Laussane u mposht nga Baseli 4:1, ku golin e vetëm për Lausannen e shënoi Andi Zeqiri pas asistimit të Kolollit.

Në përgjithësi futbollisti shqiptar ka shtatë gola në këtë sezon, dhe tri asistime, duke qenë shënuesi i gjashtë më i mirë në Superligën e Zvicrës.

Në garë për futbollistin e muajit dhjetor janë edhe Gelimi, Sulejmani, Akanji dhe Elyonoussi. Kjo ishte xhiroja e fundit për këtë vit në Zvicër, duke vazhduar më pas në janar.