Sport

Kololli po shkëlqen në Zvicër

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Ai ka shënuar dy gola për Lausannen në fitoren e thellë 5:1 ndaj Zurichut, duke ndihmuar skuadrën e tij drejt një fitore shumë të rëndësishme.

Me dy golat e fundit, Kololli ka arritur në kuotën e shtatë golave këtë sezon, duke qenë i treti në listën e golashënuesve.

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës shënoi golin e parë në minutën e pestë dhe të fundit në këtë përballje.

Lausanne ngjitet në vend të pestë me 28 pikë, ka tri me pak se Zurich që gjendet dy vende më lartë.

Ndërkohë, Baseli i shqiptarëve Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka shënoi fitore 2:0 ndaj Grasshoppersit.

Ajeti dhe Xhaka ishin titullarë në këtë sfidë. Për Grasshoppersin nga fillimi luajtën Nedim Bajrami, Arijan Qallaku dhe Mërgim Brahimi, derisa Albion Avdijaj u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të.