Sport

Kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Botëror 

  Pas Evropës, edhe Amerika Latine ka dhënë emrat e kombëtareve që shkojnë direkt në Botërorin e vitit 2018

 

Nga Evropa tashmë janë kualifikuar Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia, Islanda, Belgjika, Polonia dhe Serbia që i bashkohen Rusisë. 

Në “Play-Off” do të luajnë Italia, Kroacia, Suedia, Zvicra, Greqia, Danimarka, Irlanda e Veriut dhe Irlanda. Shorti për “Play-Off” hidhet më 17 tetor. 

Nga Amerika Latine direkt janë kualifikuar Brazili, Argjentina, Uruguai, Kolumbia, ndërsa Peru shkon në “Play-Off” me Zelandën e Re. 

Në Amerikën Qendrore u eliminuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kanë prerë biletën Meksika, Kosta Rika e Panamaja. 

Azia ka dërguar në Rusi Arabinë Saudite, Iranin, Korenë e Jugut dhe Japoninë, ndërsa nga Afrika kanë kaluar Nigeria dhe Egjipti. Shorti i fazës finale të Botërorit 2018 do të hidhet më 1 dhjetor në Moskë.