CH-Ballkani

Kombëtarja e Kosovës “divorcohet” me Bunjakin

Federata e Futbollit të Kosovës është përshëndetur me përzgjedhësin Albert Bunjaki përmes një darke solemne në Shkodër, të shtunën

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe kapiteni Samir Ujkani ia kanë ndarë Bunjakit një fanellë të ekipit përfaqësues me nënshkrimet e gjithë futbollistëve deh stafit, duke e falënderuar për punën e bërë.

Bunjaki në anën tjetër uroi që Kosova të rritet vazhdimisht dhe të ketë sukses në të ardhmen, shkruan Albinfo.ch. Ai do të udhëheqë Kosovën vetëm edhe në ndeshjen e së hënës që Kombëtarja e Kosovës e luan kundër Islandës.

Në kualifikimet për Botëror, nën udhëheqjen e Bunjakit nga nëntë ndeshje Kosova ka pësuar tetë humbje, ndërsa vetëm një ndeshja e ka barazuar, atë kundër Finlandës.

Megjithatë Albert Bunjaki konsiderohet njeriu më meritor për grumbullimin e lojtarëve shqiptar në kombëtaren kosovare. Ai e drejtoi dhe i dha formë Kombëtares së Kosovës duke e drejtuar atë nga vitit 2002, kur Kosova nuk i kishte as gjasat minimale të pranohej nga UEFA e FIFA.

Por, lojërat që i bërë Kosova në këto eliminatore treguan se strategu kosovar nuk kishte përvojë në ndeshjet e mëdha. Edhe fati i dha Kosovës kundërshtarët e fortë si Kroacia, Ukraina, Islanda, Turqia dh Finlanda.