Kosova

Komisioni për siguri nuk diskutoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Njëra nga pikat për të cilën edhe u mblodh komisioni për siguri nuk u diskutua ajo u shtye për një mbledhje tjetër.

Komisioni për Punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, ka shtyrë pikën e diskutimit rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës më INTERPOL.

Anëtar i komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës tha gjatë mbajtjes së komisionit që të shtyhet pika e diskutimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në rrjetin ndërkombëtar policor.

 “Kjo pikë nuk e ka vendin në komisionin tonë në këtë kohë. Kosova ka aplikuar vitin e kaluar për anëtarësim. Benificonet dhe të mirët e anëtarësimit janë në dimensione të dobishme edhe për ato shtete por edhe për ne. Komisioni ynë ede kuvendi i ka dhenë pëlqim. Me apliku dhe nuk e di pse ne duhet të diskutojmë. Propozij mos me qit në diskutim këtë pikë”, tha Xhelili. 

Rexhep Selimi nga Vetëvendosja, propozoi të njëjtën gjë.

“S’kemi ndonjë material që e ka sjellë qeveria e ta diskutojmë. Bashkëpunimi ndërkombëtar policor është i rëndësishëm, por me që skemi material, ta heqim nga rendi i ditës, dhe të diskutojmë kur kemi ndonjë material”, tha Selimi

Në mbledhjen e komisionit është bërë edhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

Po ashtu u formua një grup punues prej 5 anëtarëve për këtë projektligj, kryetar i të cilit u emërua deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili.