Shqipëria

Komisioni i Venedikut: Korrupsioni në Shqipëri në nivel alarmant

Për fat të keq korrupsioni ekziston në të gjitha vendet, por në vendet si Shqipëria, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, konsideron kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukikio

Kryetari i Komisionit të Venedikut, Xhani Bukikio ngre alarmin për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Ai  thekson se ky fenomen është i përhapur në të gjitha nivelet, prandaj lufta ndaj këtij fenomeni  është jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Këto komente Bukikio i bëri në një intervistë dhënë Vizion Plusit.

“Korrupsioni është i shëmtuar në të gjitha aspektet, në gjyqësor, politikë, në administratën publike, që për fat të keq në Shqipëri ekziston. Korrupsioni për fat të keq ekziston në të gjitha vendet. Asnjë vend nuk e ka eliminuar tërësisht. Por, në disa vende, si në Shqipëri, por ka edhe të tjerë në Evropë, korrupsioni ka kapur nivele të mëdha në të gjitha sektorët, jo vetëm në gjyqësor. Pra duhet luftuar kundër korrupsionit në të gjitha nivelet”, deklaroi Bukikio.

Sipas tij, korrupsioni mund të rrënohet përmes reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Si njeri i angazhuar personalisht në këtë reformë, ai thekson nevojën e ecjes me hapa të shpejt të zbatimit të saj.