Shqipëria

Kompania e njohur e turizmit bën Tiranën pjesë të itinerarit

Një ndër aeroplanët më të mëdhenj në qarkullim Boingg 777 është ulur në aeroportin e Rinasit.

Atë në Tiranë e ka sjellë kompania TSC Expeditions, që është një prej më të mirave në botë të turizmit elitar që kryen udhëtime me avion privat. Kjo kompani e ka vendosur Tiranën si pjesë të intenerarit të saj, përcjell albinfo.ch.

Botues, gazetarë, industrialistë, pronarë të mëdhenj fermash, një ish-kundër admiral i flotës dhe një ish-nënsekretar Shteti ishin pjesë e një grupi që erdhën për të vizituar Shqipërinë.

Ata shprehën falënderimet për pritjen e rezervuar nga bashkia, guidat, restorantet dhe hotelet që i mikpritjen. Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, shprehu ndjesitë pozitive që Shqipëria është destinacion i një turizmi të tillë.

Ndërsa theksoi se një bashkim i forcave mund ta kthejë Shqipërinë në destinacion tërheqës për grupe të tilla.