Kosova

Kompania “General Electrics” interesohet për investime në Kosovë

Përfaqësues nga kompania e njohur amerikane “General Electrics” (GE) të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara, po qëndrojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësues nga kompania e njohur amerikane “General Electrics” (GE) të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm për Evropën Juglindore, Gaetano Massara. Në takim është diskutuar për mundësinë e ndërlidhjes së iniciativave të biznesit në Kosovës me sektorin e energjisë.

Pas një prezantimi dhe propozimeve të bëra nga GE për sektorin e energjisë, kryeministri Haradinaj mirëpriti idetë dhe propozimet, duke thënë se në veprimet e mëtejshme do të sigurohet një sistem më i mirë i energjisë për të gjithë qytetarët.

Në Kosovë aktualisht është duke funksionar një kompani amerikano-turk “Bechtel Enka” që po ndërton autostradën Prishtinë-Shkup. E njëjta kompani ka ndërtuar edhe Rrugën e Kombit-autostradën Prishtinë-Durrës, transmeton albinfo.ch.