Shqipëria

Kompania italiane ‘Alpitour’ resort tash edhe në Shqipëri

Resorti do të ndërtohet nga një konsorcium i investitorëve ndërkombëtarë dhe nga grupi italian i udhëhequr nga Gabriele Burgio do të menaxhohet për 15 vjet

Një nga kompanitë më të rëndësishme e turizmit italian, ‘Alpitour’  ka filluar ndërtimin e një resorti me 4 yje dhe me 200 dhoma në një nga zonat më të bukura të bregdetit jugor, midis Sarandës dhe Dhërmiut, shkruan Agjencia e Lajmeve për sektorin e turizmit në Itali ”Guida Viaggi”.

Resorti do të ndërtohet nga një konsorcium i investitorëve ndërkombëtarë dhe nga grupi italian i udhëhequr nga Gabriele Burgio do të menaxhohet për 15 vjet. Do të mbajë markën Voihotels, e cila është markë hotelerie e operatorit të parë italian të tureve.

Për tregun e turizmit të Shqipërisë, Alpitour ka krijuar një kompani të pavarur me qendër në Tiranë, me anë të portalit albaniatravel.com i cili ofron 350 hotele (që së shpejti do të shkojnë deri në 500), fluturime, anijet,transportin rrugor, ekskursione dhe shërbime ndihmëse. Oferta ka për qëllim kryesisht turizmin familjar, por të një niveli të lartë me 4 dhe 5 yje.