Kuriozitete

Kompania japoneze kërkon falje pasi treni u nis 20 sekonda më herët

Të saktë sikur japonezët. Kjo nuk është vetëm një thënie, por është shumë e saktë. Kjo vërtetohet edhe në rastin e fundit, kur kompani treni japoneze i ka kërkuar falje udhëtarëve pasi një tren u nis 20 sekonda më herët, shkruajnë mediat angleze.

Stafi i kompanisë, në një deklaratë kërkoi falje për nisjen e parakohshme të linjës Tsukuba Express ka thënë. “Ne sinqerisht kërkojmë falje për shqetësimet e shkaktuara. Ekuipazhi nuk e ka kontrolluar kohën e nisjes dhe gjithçka ndodhi më shpejt”, përcjell albinfo.ch.

Trenat në Tokio, dhe në përgjithësi funksionojnë me përpikëri të jashtëzakonshme.

Kompania ka thënë se kjo nuk do të përsëritet më.

Megjithatë, askush nuk e humbi trenin dhe asnjë person nuk ka bërë ankesë për incidentin.