Kosova

Kompania kosovare “Meka” pret të fillojë eksportin edhe në Zvicër

Ndërkohë kemi pasur rast të nënshkruajmë profakturën e parë me Zvicrën, do të shohim se a do të realizohet porosia e parë drejt Zvicrës

Kompania “Meka” që merret me përpunimin e mishit, është një ndër prodhuesit më të njohur në Kosovë, e cila eksporton në shumë vende, ndërsa tash po synon edhe tregun zviceran. Pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj, ka treguar se kjo kompani çdoherë ka pasur synim plasimin e produkteve të tyre në tregun e Kosovës dhe më gjerë.

“Ne bashkëpunojmë me kompanitë vendore më së shumti dhe në tregun e Kosovës e kemi plasmanin më të madh të produkteve, ndërsa kemi filluar bashkëpunimin edhe me Shqipërinë. Nuk mund të themi se jemi shumë të kënaqur me eksportet tona në Shqipëri, por interesimi dita-ditës po shtohet. Kemi kërkesa edhe nga Maqedonia.

Ndërkohë kemi pasur rast të nënshkruajmë profakturën e parë me Zvicrën, do të shohim se a do të realizohet porosia e parë drejt Zvicrës. Nëse realizohet, kemi shumë pritje nga tregu zviceran se do të kemi sukses atje”, ka thënë Piraj për ekonomia online.