Jeta në Zvicër

Kompania më e mirë për të punuar në Zvicër

Nëse jeni të kënaqur me punën tuaj, shpesh varet nga shumë faktorë, më shumë sesa pagat dhe detyrat e punës. Po në lidhje me vlerësimin? A jeni krenar për kompaninë për të cilën punoni?

Ndër të tjera, një studim i fundit nga kompania konsulente «Great Place to Work» konsideron faktorë të tillë dhe tregon se në cilat kompani janë më të kënaqur punonjësit në Zvicër. Në vendin e parë këtë vit është kompania “IT Cisco”. Kompanisë i është dhënë titulli “punëdhënësi më i mirë në Zvicër” në kategorinë e kompanive të mëdha, përcjell albinfo.ch.

Fituesi i vitit të kaluar Google nuk është renditur këtë vit. Arsyeja për këtë është se Google nuk ka marrë pjesë në sondazhin e punonjësve, pa dhënë ndonjë arsye. Kështu mungojnë edhe kompanitë e tjera të njohura me degë zvicerane në listë, pasi që kolegët mund të merren në pyetje vetëm me pëlqimin e ndërmarrjeve.

Ashtu si në vitet e fundit, “Ikea” dhe “McDonald” janë ndër 5 vendet e para në kategorinë e punëdhënësve të mëdhenj. Në vendin e katërt është kompani e IT-së SAP, ndërsa në vendin e pestë është DHL.

26,000 punonjës të anketuar

Për vlerësimin e këtij viti, konsulenca në Zvicër anketoi 26,000 punonjës të 150 kompanive.

Punëdhënësit më të njohur në vitin 2018:

1. Cisco

2. Ikea

3. McDonald’s

4. SAP

5. DHL

Punëdhënësit më të njohur në Zvicër 2018, kompanitë e mesme:

1. UMB

2 AWK

3. Scout24

4. Ticketcorner

5. Hotel Schweizerhof Bern