Integrimi
Komuna e Moudon-it emëron në krye të administratës Armend Imerin
Nëpunësi i ri komunal 29-vjeçar, ka lindur në Kumanovë të Maqedonisë. Ai do të punojë si sekretar asistent në regjistrin komunal dhe si shef i Byrosë së Sigurimit Publik
Pas një procesi të gjatë dhe rigoroz të përzgjedhjes, me vlerësime të bëra nga një firmë e jashtme, Komuna e Moudon është krenare të emërojë sekretar komunal nëpunësin e saj të ri të qytetit, z. Armend Imeri, i cili do të marrë detyrën më 1 korrik 2017.
Nëpunësi i ri komunal, i moshës 29-vjeçare, ka lindur në Kumanovë të Maqedonisë. Ai zë edhe për disa ditë vendin e punës si Sekretar asistent në regjistrin komunal dhe si shef i Byrosë së Sigurimit Publik. Fëmijë i rritur në Moudon, ai ka me vete shumë kultura, pasi flet jo më pak se pesë gjuhë. Armend Imeri është shkolluar dhe ka përfunduar zanatin e tij në mësim komercial pranë Byrosë komunale, para se të bëjë një diplomë të shkencave politike në Universitetin e Lausanne-s.
Ish-këshilltar lokal, ai është ndër themeluesit e qendrës së patinazhit me akull në dimër në një shesh të Moudon-it. Në nivel të shoqatës, z. Imeri është aktiv në lëvizjen rinore FC Etoile Broye si dhe në grupin “Suisses-Etrangers”. Ai është edhe sekretar i Shoqatës shqiptare në Moudon.
Komuna, në nismën e një legjislature, e cila do të çojë në projekte të mëdha dhe që ka për mision të ringjallë ekonominë lokale dhe rigjallërimin e qytetit, mirëpret, në këtë kontekst, ardhjen e z. Imeri, i cili do të udhëheqë administratën në krye të departamentit. Z. Armend Imeri, edhe pse është i ri, është i freskët me ide, prandaj ky fakt dëshmon përvojën e pasur dhe të shquar që ka fituar deri tani.
Autor i fotos: Anthony DEMIERRE
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArmend Imeri
- Prejardhja:Kumanovë
- Vendi ku vepron:Moudon
- Profesioni:Politolog, politikan
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër