Kosova

Komuna e Suharekës lëshon parkingun për mërgimtarë

Me anë të një urdhërese, Komuna e Suharekës ka lëshuar parkingun e komunës në shërbim të mërgimtarëve.

Komuna e Suharekës ka urdhëruar që parkingu i komunës të shfrytëzohet nga mërgimtarët.

Me anë të një urdhërese komuna ka lejuar qasjen e të gjitha veturave private që janë me tabela të huaja brenda oborrit të komunës, ndërsa urdhëresa vlen prej datës 16 korrik deri më 15 gusht.

Komuna u ka ndaluar hyrjen me veturë,  punëtorëve të administratës për t’i bërë vendin në parkingun e komunës, mërgimtarëve, shkruan Albinfo.ch.

“Punëtorëve të administratës së Komunës ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës për këtë periudhë të cekur më lartë”, thuhet në urdhëresë.

Sipas vendimit të komunës, mos respektimi i kësaj urdhërese administrative do të konsiderohet si shkelje e kodit të mirësjelljes së punës dhe do të merren masa konform ligjeve dhe akteve nënligjore të aplikueshme të Kosovës.