Jeta në Zvicër

Koncerni zviceran “Roche”, rritje për nëntë muaj

“Roche” pas nëntë muajsh ka shënuar profit deri në 5%, në 39.4 miliardë franga

Përkundër humbjeve, grupi farmaceutik “Roche” ka ruajtur rekordin e rritjes për nëntë muajt e fundit. Kjo është për shkak të tre medikamenteve të reja, të cilat kontribuan me 60 për qind në rritje.

Grupi farmaceutik zviceran “Roche” rriti shitjet e tij me 5%, në 39.4 miliardë franga, në nëntë muajt e parë. Medikamentet kundër kancerit të fshikëzës, reumatizmi, astma, dështimi i zemrës akute, siç raportoi “Roche”, kontribuan në rritjen, përcjell albinfo.ch.

“Roche” publikon vetëm shifrat e të ardhurave për gjysmën e vitit dhe fundin e vitit.