Lajme

Koncert i përbashkët i shkollave muzikore të Gjakovës dhe Bazelit

Në këtë koncert, orkestrat dhe koret e dy shkollave prezantojnë dhe ekzekutojnë vepra nga muzika klasike dhe Pop muzika.

Në kuadrin e bashkëpunimit intensiv në shumë fusha në mes të Gjakovës dhe Bazelit, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova dhe Shkollës së Muzikës Binningen-Bottmingen, organizohet një koncert në Binningen-Bottmingen.

Është fjala për një koncert të Korit të madh dhe i Orkestrës së Shkollave të Muzikës së Binningen-Bottmingen, Zvicër dhe të Gjakovës, Kosovë, bëhet e ditur në një njoftim të shoqatës “GjakovaBasel”.

Koncerti mbahet ditën e enjte, 6 prill 2017, Ora 19.00

Salla në Kronenmatt, Binningen (Bazel)

Kori dhe Okestra e Shkollës së Muzikës së Gjakovës (Kosovë) dhe Orkestra e Shkollës së Muzikës së Binningen-Bottmingen prezantojnë dhe ekzekutojnë vepra nga muzika klasike dhe Pop muzika.

Drejtues: Pëllumb Vula dhe Astrit Pallaska, Gjakovë dhe Christian Reichert, Binningen-Bottmingen

Hyrja e lirë