Kultura

Koncerti madhështor i Shkëlzen Dolit në Tiranë

Koncerti i 23 shtatorit pritet të jetë madhështor me artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë

Më 23 shtator në Tiranë, violinisti shqiptar, Shkëlzen Doli do të mbajë një koncert madhështor. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

 

Ky koncert pritet të jetë madhështor, ku do të marrin pjesë instrumentistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, shkruan “Tirana Times”.

“Shou muzikor do të fillojë nga ora 20:30, kur rreth 70 instrumentistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të udhëhequr nga Shkëlzen Doli do të dalin në skenë. Paraqitje do të hapet me muzikë shqiptare, duke vazhduar me muzikë klasike ndërkombëtare”, shkruajnë organizatorët në “Fan Page” të Shkëlzen Dolit, përcjell albinfo.ch.

Doli, 46-vjeçar rregullisht performon muzikë shqiptare në mbarë botën dhe njihet si njëri nga ambasadorët më të mirë të artit dhe kulturës shqiptare.

Babai i Shkëlzenit është nga Gjakova, derisa nëna nga Përmeti, ai u largua nga Shqipëria në vitet 1980, kur ishte vetëm shtatë vjet për t’u vendosur në Kosovë, ku mori mësimet e para të muzikës, para se të diplomonte në Universitetin e Vjenës.

Koncerti i tij pritet që të shtojë numrin e turistëve në Tiranë, por edhe në Shqipëri. Biletat për këtë koncert kanë dalë në shitje në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, si dhe online.