Kalendari

Konferencë dhe seminar për integrimin e të rinjve romë

Bëhet fjalë për një seminar të bashkëpunimit ndërsektorial për të rinjtë që kanë më pak mundësi, veçanërisht për të rinjtë romë, në mënyrë që të mundësohet përfshirja e tyre aktive dhe integrimi në shoqëri

Nga 25-28 Tetor 2017, në Bukuresht, Rumani mbahet konferenca dhe seminari me moton: “Nën një çati – Si të punojmë në mënyrë ndërsektoriale për gjithëpërfshirjen”. Bëhet fjalë për një seminar të palëve të interesit për bashkëpunimin ndërsektorial për të rinjtë që kanë më pak mundësi, veçanërisht për të rinjtë romë, në mënyrë që të mundësohet përfshirja e tyre aktive dhe integrimi në shoqëri.

Organizator është: NA Rumania & SALTO Inclusion (Agjenci Kombëtare). Ky aktivitet u dedikohet pjesëmarrësve nga Erasmus + Vendet anëtare të Programit të të Rinjve në Veprim.

Aktiviteti do të eksplorojë bashkëveprimin në mes të punës rinore dhe sektorëve tjerë (edukimi formal, punësimi, shëndetësia, sektorët privatë etj.)

Programi i punës që zgjat dy ditë e gjysmë do të kombinojë elemente nga përvoja dhe këmbimi i praktikave më të mira, inputet nga ekspertë të jashtëm, punën në rrjet dhe masat tjera për ngritjen e kapaciteteve për gjithëpërfshirje.

Afati i aplikimit është deri më 20 gusht 2017.

Për informata më të hollësishme:

http://trainings.salto-youth.net/6597)