Lajme

Konferencë për refugjatët me ministrat e vendeve të Ballkanit

Në këtë konferencë janë të ftuar ministrat e brendshëm dhe ata të jashtëm të: Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë

Pas vendimit që mori javën e kaluar Austria për kuotat ditore të pranimit të refugjatëve (80 në ditë), ajo ka nisur angazhimin për kufizimin e fluksit të refugjatëve nga vendet e zonës transitore, gjegjësisht vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan orf.at.

Për këtë, autoriteteve austriake u nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me këto vende.

Nisur nga kjo nevojë, ministrja e brendshme Johann Mikl-Leitner dhe ministri i jashtëm Sebastian Kurz kanë thirrur për të mërkurën që vjen, një konferencë të Ballkanit Perëndimor, transmeton albinfo.ch.

Në këtë konferencë janë të ftuar ministrat e brendshëm dhe ata të jashtëm të: Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.

Konferenca mbahet në prag të mbledhjes së Këshillit të minsitrave të brendshëm dhe të drejtësisë të vendeve të BE-së.