Sport

Konfirmohet lëndimi që e lë Mustafin gjatë jashtë fushës

Në konferencën para ndeshjes me Watfordin, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka njoftuar se qendërmbrojtësi mund të mungojë deri në nëntor

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, do të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit në kofshë që e pësoi gjatë detyrës me Gjermaninë. 

Mustafi u lëndua në përballjen me Azerbajxhanin dhe iu desh ndihma që të dilte nga fusha. 

Në konferencën para ndeshjes me Watfordin, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka njoftuar se qendërmbrojtësi mund të mungojë deri në nëntor. 

“Është gjithmonë e vështirë të parashikosh situatën sepse lojtari që më së paku e kam pritur që do ta humb gjatë ndeshjeve ndërkombëtare ishte Mustafi. Së pari, nuk isha i sigurt se ai do të luajë. Së dyti, Gjermania tashmë ishte kualifikuar dhe nuk prisja që të lëndohej pasi që s’pritja ndeshje kaq intensive. Ai nuk luajti në ndeshjen e parë dhe e humbëm në të dytën”, ka thënë Wenger.  

Wenger ka thënë se pret që Mustafi të jetë katër deri në gjashtë javë jashtë. 

Futbollisti nga Maqedonia ka pasur gjashtë paraqitje në të gjitha garat sivjet.