Kosova

Konjufca kërkon që për dialogun të debatohet në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, në seancën e Kuvendit  ka kërkuar që të ky institucion të debatojë për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vetëshpallur kryenegociator, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, Thaçi po shkon në dialog pa asnjë platformë. Konjufca ka ripërsëritur qëndrimin që kanë si subjekt politik dhe ka vlerësuar se Thaçi është person i paqëndrueshëm për të mbrojtur interesat shtetërore.

Konjufca ka thënë se është e nevojshme të zhvillohet një diskutim në Kuvend dhe të vendoset një platformë e interesave të Kosovës, që janë vija të kuqe përnjëmend për Serbinë dhe që nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë.