Kultura

Konkurs për ekspozitën me karakter garues të arteve pamore

Me organizim të Shoqatës së artistëve „Bardh e Zi“, dhe me mbështetje të Qendrës Kulturore të Kosovës për Mërgatë e Diasporë në Zvicër

Shoqata e  artistëve  „Bardh e Zi“ në  mbështetje të Qendrës Kulturore të Kosovës për Mërgatë e Diasporë në  Zvicër

Shpall Konkurs për Ekspozitë me karakter garues në fushat e artit pamor:  Pikturë, Grafikë, Skulpturë, Fotografi, Dizajn grafik, Video art, Instalacion.
Të drejtë konkurimi kanë krijuesit që jetojnë në Zvicër

Vendi i parë do të shpërblehet me 300.00 fr

Vendi I dytë me 200.00 fr

Vendi I tretë me 100.00 fr
Formati i punimeve të jenë 70x50cm (për shkak të hapësirës në QKK)

Tema: e lirë
Punimet mund  të dorëzohen në Qendrën Kulturore, nga 18 deri më 31 maj 2016. Dërgimi i punimeve mund të bëhet edhe me postë, në adresën e poshtëshënuar.

Komisioni do të përzgjedhë punimet për ekspozitë

Telefoni /0765640138

Adresa: Qendra Kulturore, Eugen Huber strasse 19 a Altstten 8046 .
Hapja e ekspozitës do të jetë me  datën 05 Qershor 2016 nga ora 14.00 në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih në Eugen Huberstrasse 19.a, Altstetten 8046

Udhëheqësi i Shoqatës  Bardh e Zi“

Adem Dërmaku 078/6172961


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriShoqata e artisteve „Bardh e Zi“ 

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit31 Maj 2016
  • Ora00:00
  • LokacioniCyrih (QKK)
  • Data e përfundimit11 Maj 2016 - 0:00