Integrimi

KONKURS për mësimdhënës për vitin shkollor 2017/2018

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore Wattwil, Degersheim, Oberriet, Buchs dhe Sevelen. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: – të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër, – të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane – të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji). Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: [email protected] dhe [email protected]

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër

Buchs, 22.Maj 2017 Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG

Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve