Tematike

Konkurs shpërblyes për lënien e duhanit: Çmimi kryesor 5000 franga!

Çmimi kryesor në konkursin "Stop duhanit" është 1 X 5000 Fr, ndërkaq janë edhe 10 çmime tjera atraktive në vlerë prej 500 frangave

Shumë institucione shëndetësore në Zvicër janë të involvuara përmes formave të ndryshme në luftën kundër duhanit. Bashkësia Punuese Tabakprävention luftës kundër duhanit i kushton një vëmendje të madhe. Pos ligjëratave informative dhe kurseve për lënien e duhanit që organizohen në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Zvicër dhe Universitetin e Zürichut, Tabakprävention edhe këtë vit organizon konkurs shpërblyes për lënien e duhanit. Konkursi „STOP DUHANIT“ është i karakterit kombëtar Zviceran, njofton albinfo.ch. Për këtë tanimë ka filluar edhe shpërndarja e fletëpalosjeve në të cilën bashkë me informatat e shumta për kushtet e pjesëmarrjes, është edhe fletëparaqitja për të interesuarit për pjesëmarrje, e cila duhet plotësuar dhe dërguar në Tabakprävention deri më datën 30 qershor. Fletëpalosja me informatat e duhura bashkë me fletëparaqitjen është e përkthyer në gjuhën shqipe. Në të janë të paraqitura qartë rregullat e pjesëmarrjes. Për pjesëmarrjen në konkurs është caktuar muaj qershor, nga data 1 deri më 30.

Çmimi kryesor është 1 X 5000 Fr, ndërkaq janë edhe 10 çmime tjera atraktive në vlerë prej 500 franga.

  • Në konkurs mund të marrin pjesë personat që kanë tymosur cigare apo prodhime tjera të duhanit deri më 1 mars dhe nga një marsi e kanë lënë duhanin por edhe ata që nuk tymosin nga data 1 deri më 30 qershor.
  • Kusht tjetër është vendbanimi. Pjesëmarrësit në konkurs duhet ta kenë një adresë banimi në Zvicër ose në Liechtenstein.
  • Pjesëmarrësi në konkurs duhet ta njoftojëKonkursi Stop Duhanit – Fletëparaqitja_al një mik të besueshëm për planin për lënien e duhanit dhe emrin e tij ta shkruaj në fletëparaqitje. Ai duhet të shërbej si dëshmitar se pjesëmarrësi në konkurs i është përmbajtur rregullave të konkursit dhe se gjatë periudhës prej 1 deri më 30 qershor nuk ka tymosur.
  • Pjesëmarrësi duhet ta vërtetojë deri të premten më 30 qershor se gjatë kësaj kohe nuk ka tymosur.
  • Mjetet ndihmëse për lënien e duhanit si psh medikamentet etj. gjatë kohës së konkursit janë të lejueshme.
  • Në fund për mes postës ose përmes E-Mailit do të iu kërkohet që me shkrim ta vërtetoni lënien e duhanit.

Tërheqja e shortit bëhët më 4 korrik 2017. Në fund fituesit do të kontaktohen dhe do të caktohet dita për testim.  Pastaj, mes 11 fituesve njëri do të jetë fitues i 5000 Fr kurse 10 persona tjerë do të jenë fitues të nga 500 frangave.

Më së largu deri më 14 korrik 2017 do të publikohen emrat e fituesve në faqen e internetit:  www.rauchstopp.ch

Më shumë informata për konkursin „STOP DUHANIT“ dhe programet tjera që zhvillohen në kuadër të luftës kundër duhanit ju mund të gjeni në faqen www.stop-duhanit.ch.

Në këtë faqe gjeni materiale plotësuese lidhur me temën e lënies së duhanit. Të gjitha materialet do t’u dërgohen falas, shkruan albinfo.ch.  Gjithashtu informata mund të merrni edhe në faqen e Facebook-ut „Jeto pa tym!“ Kjo faqe, para dhe gjatë konkursit ofron një platformë për këmbim përvojash dhe për motivim të ndërsjellë. Ju në këtë faqe do të gjeni përherë e më shumë këshilla dhe informata lidhur me temën e lënies së duhanit. Pëlqejeni me një like faqen dhe ndajeni me të tjerët përvojën tuaj. Po ashtu edhe Linja Stop Duhanit 0848 183 183 (në gjuhën shqipe)  ju mbështet me kënaqësi dhe ju shoqëron në rrugën tuaj të lënies së duhanit.

Mos hezitoni! E drejta për të marrë pjesë në Konkursin Shpërblyes „STOP DUHANIT“ fitohet nëse për një muaj – nga 1 deri më 30 qershor nuk ndezni asnjë cigare. Për këtë duhet dëshmia e juaj dhe dëshmia e një dëshmitari dhe me pak fat do të bëheni fitues i shumës prej 5000 frangash ose i njërit nga 10 shpërblimet prej 500 frangash, por fitimi më i madh do të jetë ruajtja e shëndetit tuaj dhe shëndetit të atyre që gjenden pranë jush!

Konkursi Stop Duhanit – Fletëparaqitja_al