Kosova

Konsullata e Kosovës në Gjenevë, në adresë të re

Nga 29. 01. 2018, adresa e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës do të jetë: Rue de Lausanne 63, 1202 Genève.

Në një njoftim të dërguar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë bëhet e ditur se kjo konsullatë së shpejti do të fillojë punën në një adresë të re.

Njoftojmë baskatdhetarët që jetojnë në Zvicër në përgjithësi, kurse ata që jetojnë në kantonet Neuchatel, Fribourg, Vaud, Valis dhe Gjenevë në veçanti, se nga data, 29. 01. 2018, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë do të ndërrojë adresën.

Nga 29. 01. 2018, adresa e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës do të jetë ;

Rue de Lausanne 63, 1202 Genève.

Prej datës 29 janar 2018, Konsullata e Përgjithshme do të jetë e hapur në adresën e re, Rue de Lausanne 63, 1202 Genève, kati i 3-të ; dhe do të vazhdojë të ofrojë  të gjitha shërbimet konsullore sipas orarit të zakonshëm.

Numri i telefonit, i faksit si dhe email-adresa,  mbeten të njëjtë:

Tel: 022 734 27 34

Fax: 022 734 27 32

email: [email protected]

Ju mirëpresim në adresën e re dhe mbesim në shërbim tuaj!