Kosova: vota e diasporës

Konsullata në Cyrih, e hapur të shtunën për informim mbi zgjedhjet në Kosovë

Konsullata do të jetë e hapur të shtunën nga ora 10:00 deri në orën 16:00

Që  nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat në Kosovë do të mbahen më  11 qershor 2017, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka pranuar një numër të madh telefonatash nga bashkatdhetarët tanë të cilët kanë kërkuar informata lidhur me procesin e votimit me anë të postës.

Duke parë interesimin e madh të diasporës për të qenë pjesë e zgjedhjeve në Kosovë, Ambasada e sheh të arsyeshme që të asistoj në përgatitjen e informatave dhe në pajisjen me materialeve për aplikim në KQZ.

Më këtë rast Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë njofton të gjithë të interesuarit që nesër me datë 20 dhe 21.05.2017, në përfaqësinë konsullore në Cyrih, kanë mundësinë të informohen dhe të pajisjen me formularët që nevojiten për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit 2017.

Konsullata do të jetë e hapur të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00h deri në orën 16:00h.

Adressa: Eugen Huber-Strasse 19a 8048 Zürich


 Të tjera nga Kosova: vota e diasporës