Bota

Kontroll i madh për punë ilegale në Gjermani

Autoritetet përkatëse doganore gjermane për punë ilegale, më 18 prill 2018 kanë kryer kontroll në një kantier në Berlin-Mitte.

Gjatë këtij kontrolli, hetuesit kanë marrë në pyetje gjithsej 694 persona, në lidhje me marrëdhënien e tyre të punës, shkruan “Focus”, përcjell Albinfo.ch.

Me këtë rast, hetuesit kanë konstatuar se tre vëllezër të moshës 33, 36 dhe 41-vjeçare, sipas dokumenteve të tyre kanë pasur të drejtë të qëndrojnë vetëm në Itali. Përskaj tyre, ata kanë hasur edhe në një shtetas 52-vjeçar kosovar, si dhe dy boshnjakë të moshës 28- dhe 50-vjeçare, që kanë punuar pa leje përkatëse të punës dhe pa lejeqëndrim të rregullt.