E-Diaspora

„Kopshti i Edenit” në Cyrih, projekti i radhës nga Besim Morina

„Kopshti i Edenit” është projekti i artistit nga Kosova, Besim Morina, i cili vjen me një instalim arti nga ora 19:30 në Shtëpinë e Kulturës “Hleferei” në Cyrih, të shtunën, më 17 dhjetor, shkruan albinfo.ch.

Besim Morina vjen nga Kamenica. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në skenografi dhe kostumografi. Nga 2007 deri më 2010 ka punuar në Kosovë në projekte të ndryshme teatrale dhe filmike, p.sh. kostumograf në filmin “Gomarët e kufirit”. Në tetor të viti 2010 ka filluar studimet Master në Universitetin e Cyrihut (ZHDK) dhe ka  diplomuar në qershor të këtij viti në degën skenografi dhe ndriçim skenik.

http://www.kulturhaus-helferei.ch/programm-1

Besimi ka prezantuar projekte arti edhe më herët në Zvicër e Gjermani.

http://www.besim-morina.com/