Bota

Koreja Veriore bën kërcënimin më serioz deri tani

Koreja Veriore ka testuar disa herë raketat së fundmi, por kjo ishte hera e parë që një e tillë ka kaluar mbi Japoni

Koreja Veriore ka testuar një raketë bërthamore mbi Japoninë veriore në një lëvizje të cilën kryeministri japonez Shinzo Abe e ka quajtur kërcënim të paprecedentë për shtetin e tij.

Raketa, e lëshuar në mëngjesin e së martës sipas kohës koreane, fluturoi mbi ishullin Hokkaido para se të lëshohej në det.

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara tani pritet të mbajë një takim emergjent si përgjigje ndaj këtij kërcënimit.

Koreja Veriore ka testuar disa herë raketat së fundmi, por kjo ishte hera e parë që një e tillë ka kaluar mbi Japoni. Dy herët e shkuara kur raketat e Koresë Veriore kaluan mbi Japoni ishin më 1998 dhe 2009, për të cilat Koreja Veriore kishte thënë se nuk ishin armë bërthamore.

Japonia nuk ka tentuar të ndalë raketën, por ka lëshuar paralajmërime të sigurisë për qytetarët.