Kultura

Kori i vajzave nga Tirana, koncert në Berlin

Kori i vajzave nga Tirana do të jetë mysafir i korit të vajzave nga Berlini, nga 15 deri më 19 qershor 2017. Koncerti jepet më 16 qershor

Kori i vajzave i Liceut Artistik “Jordan Misja” të Tiranës dhe Kori i Vajzave nga Berlini japin një koncert të përbashkët. Fjala është për koncertin që mbahet në Lindenkirche në Berlin-Wilmenmsdorf që mbahet këtë të premte, më 16 qershor, me fillim nga ora 19 dhe pe¨rfundim në orën 20.45. Hyrja është falas.

Kori drejtohet nga: Ermira Alliu, Sabine Wüsthof, Helena Köhne dhe Anna Molina.

Kori i vajzave  nga Tirana do të jetë mysafir i korit të vajzave nga Berlini, nga 15 deri më 19 qershor 2017.

Adresa: Lindenkirche Johannisberger Straße 15A, 14197 Berlin