E-Diaspora

Kori “Siparantum” i Pejës, me koncerte në Kroaci

Koncerti i parë do të jetë në Petrinje në kuadër të koncertit koral që i dedikohet kompozitorit italian Domenicco Bartolucci

Kori “Siparantum Choir” që mban emrin e qytetit antik të Pejës, nga data 26 deri 30 Maj do të qëndrojë në Kroaci ku do të shfaqë katër koncerte recitale, bëhet e ditur në një njoftim me shkrim nga kori.

Koncerti i parë do të jetë në Petrinje në kuadër të koncertit koral që i dedikohet kompozitorit italian Domenicco Bartolucci. Siparantum në këtë mbërmje do të jetë mysafir i korit HPD “Slavulj”-Petrinje, që është njëri prej koreve më të vjetra në Kroaci i themeluar në vitin 1864.

Me datën 28 Maj do të shfaqen dy koncerte, njëri do të jetë në Zagreb në San Paul, ku do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botërorë për të vazhduar në mbrëmje me koncertin recital që mbahet në sallën e njohur koncertale “POU Hrvatski” në Petrinje duke filluar nga ora 20:00. Në këtë koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve të njohur botëror si: Bach, Whitacre, Bartolucci, Runestad, Preisner, Degl Ivellio etj. dhe duke përfshirë vepra të kompozitorëve shqiptarë  nga ISO polifonia shqiptare  dhe veprën e kompozitores shqiptare “Bum” nga Dafina Zeqiri Nushi e cila u realizua Premierë në festivalin DAM.

“Kjo do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore dhe jo vetëm për ne. Për këtë program jemi duke punuar në mënyrë intensive. Natyrisht dua t’i falenderoj gjithë antarët e korit Siparantum për mundin dhe sakrificen, gjithë ata që na përkrahen në këtë rrugë. Besoj që do të kthehemi me rezultate dhe kritika pozitive” u shpreh dirigjenti Memli Kelmendi.

Pjesë e frymës “Siparantum” do të jetë edhe mjeshtri i polifonisë shqiptare, Hysni Zela i cili do të bëjë një bashkëpunim me korin Siparantum duke kënduar pjesë polifonike shqiptare si “Janinës ç’i panë sytë” dhe “Këngë Turpi”.

“Besoj që kjo do të jetë diçka shumë interesante për publikun kroat dhe veçanërisht për neve sepse kjo është ideja që motivet tona t’i prezantojmë nëpër vende të ndryshme të botës. Kjo do të jetë diçka e bukur besoj” tha Kelmendi

Pjesë e disa koncerteve me korin “Siparantum” si dirigjent musafir do të jetë mjeshtri i muzikës kroale Josip Degl’ Ivellio nga Kroacia i cili do të dirigjoj veprat e tij me korin tonë. Josip Degl’ Ivellio ka qenë dirigjent musafir me korin “Siparantum”

“Jemi të kënaqur me punën dhe tashmë çdo gjë është gati. Besoj që puna e bërë tash e sa muaj do të shpërblehet me sukses. I falenderoj të gjithë për përkushtimin”, u shpreh kryetari i korit “Siparantum” Fatmir Bajraktari

Kori “Siparantum Choir” debutimin e parë e bëri muajin e kaluar në festivalin “DAM” në Prishtinë për të vazhduar me koncerte recitale në qytete të ndryshme të Kosovës. Dirigjent përmanent i korit është dirigjenti Memli Kelmendi, thuhet në fund të njoftimit.