Sport

Kosova, 4 pozita më lart, Shqipëria 7 më poshtë!

Përkundër dy humbjeve, Kosova është ngritur për katër pozita, derisa Shqipëria ka rënë për shtatë vende, edhe pse kishte një fitore dhe një humbje

Kosova është ngjitur për katër pozita, ndërsa Kombëtarja shqiptare ka rënë për shtatë vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor, shkruan albinfo.ch.

Gjatë muajit tetor, Kosova dhe Shqipëria zhvilluan dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Kosova u mposht nga Kroacia me rezultat 6:0 dhe Ukraina 3:0, kurse kuqezinjtë mposhtën Litenshtajnin 2:0 dhe humbën në shtëpi përballë Spanjës, 1:2.

Edhe pse Shqipëria shënoi një fitore, duke marrë parasysh edhe fitoret e rivalëve, bëri që kuqezinjtë të bien në vendin e 47-të.

Kosova përkundër që pësoi dy humbje vazhdon të ngritet, kjo duke marrë parasysh Kombëtaret që i ka afër në renditje, që kanë rënë. Kosova tani është në pozitën e 164.