Kosova

Kosova dhe Austria bashkëpunojnë rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Skënder Reçica ka pritur ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ata u dakorduan për të bashkëpunuar konkretisht rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Austrisë, përcjell albinfo.ch.

Ambasadori Gernot Pfandler u shpreh që Austria është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, duke theksuar edhe traditën e gjatë të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Austria gjithmonë ka ndihmuar Kosovën në sektore të ndryshme, dhe kjo ndihmë pritet që të vazhdojë edhe në të ardhmen.