Kosova
Kosova dhe Mali i Zi me rritjen më të madhe ekonomike: 3.6%
Të dhënat për vitin aktual tregojnë se Shqipëria është e treta në listë, pas Malit të Zi dhe Kosovës, me një normë rritje të ekonomisë të projektuar në 3.6%
Shqipëria s’ do jetë vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike. Ndryshe nga të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare, Banka Botërore duket se ka një qëndrim krejt të kundërt sa i përket rritjes ekonomike të rajonit.
Projeksionet e fundit, të publikuara nga institucioni me bazë në Washington në një raport të veçantë tregojnë se, Shqipëria nuk do të jetë aspak vendi me rritjen më të shpejtë në rajon, as këtë vit, as atë të ardhshëm e as në vitin 2019.
Pra, Banka Botërore ka një qëndrim krejt tjetër me atë të Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar e institucioneve të tjera në këtë drejtim, raporton “scantv”.
Të dhënat për vitin aktual tregojnë se Shqipëria është e treta në listë, pas Malit të Zi dhe Kosovës, me një normë rritje të ekonomisë të projektuar në 3.6%. Sa i përket vitit të ardhshëm, Shqipëria është e dyta në listë, pas Kosovës.
Sa i përket vitit 2019 ndërkohë, Shqipëria e ndan vendin e tretë së bashku me dy shtete të tjera; Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Kosova dhe Maqedonia ndërkohë, projektohen me një rritje ekonomike në 4 dhe 3.9% respektivisht.
Dy vitet e ardhshme, Kosova projektohet si ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon. Gjithsesi, duke bërë një mesatare të të treja viteve, rezulton se vendi ynë ka ecurinë më të qëndrueshme dhe është i dyti pas Kosovës në terma rritje ekonomike.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut Të martën në mëngjes një shofer kamioni goditi një bordurë me kamionin e tij. Tanki u...
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë
-
Dyshimi për mashtrim: Akuzohet për 250 mijë CHF që mori kredi për Covid
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore