Futboll
Kosova me dy risi
Idriz Voca dhe Edon Zhegerova bëjnë pjesë në listën e të grumbulluarve të trajnerit të ri Bernard Challandes,
Kosova në këtë muaj do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, dhe për këto dy ndeshje pritet të debutojë dy futbollistë, Idriz Voca dhe Edon Zhegerova. Mesfushori i Luzern dhe ai Genk bëjnë pjesë në listën e të grumbulluarve të trajnerit të ri Bernard Challandes, duke iu referuar lajmeve që shkruajnë mediat kosovare, pasi zyrtarisht trajneri zviceran nuk i ka bërë publikë emrat për dy takimet e radhës, ndaj Madagaskarit më 24 mars dhe Burkina Fasos, 3 ditë më pas, sfida këto që do të luhen në Paris të Francës, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket lojtarëve tjera nuk ka shumë ndryshime. Në portë përveç kapitenit Samir Ujkani, Challandes ka ftuar edhe Bledar Hajdinin dhe Faton Malokun, dy portierë që aktivizohen në Kosovë.
Në mbrojtje priten të ftohen Rrahmani, Kollolli, Vojvoda, Paqarada, Dallku, Aliti dhe Lirim Kastrati.
Në mesfushë përveç dy risive Voca dhe Zhegerova janë grumbulluar edhe Herolind Shala, Valon Berisha, Bernard Berisha, Hekuran Kryeziu, Milot Rashica, Besar Halimi, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli.
Ndërkohë peshën e sulmit në këto dy sfida do ta mbajnë Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Elbasan Rashani.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër