Sport

Kosova e Gjenevës vazhdon të përforcohet

Skuadra shqiptare, FC Kosova Gjenevë vazhdon të përforcohet, derisa në stinorin e ri ka ambicie të mëdha, shkruan albinfo.ch.

Kuqezinjtë së fundi janë përforcuar me mbrojtësin e talentuar dhe me perspektiv, Azem Mehmeti, i cili deri më tash ka luajtur në FC Meyrin dhe FC Perly, që bënin gara në Lige 2 interregionale!, njofton faqja zyrtare në “Facebook”.

Tashmë ai i është bashkuar skuadrës kuqezi dhe do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës shqiptare.

Kjo skuadër gjithashtu ka ftuar të gjithë talentet shqiptare në Gjenevë që t’i bashkohen drejt synimeve për t’u ngritur në një nivel më lart.

“Ky është përforcimi i tretë në klubin tonë. Më herët nënshkruan lojtari i njohur Albetrit Ramiqi dhe talenti Valmir Rahimi, kurse sigurisht do të ketë befasi tjera gjatë ditëve në vijim”, thuhet nga Kosova e Gjenevës.