Uncategorized
Kosova e kënaqur me rezultatin debutues të Tahirit
“Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan, sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan, duke mos arritur cakun”, thuhet në një njoftim të KOK-ut.

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka debutuar në pozitën e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018.
Ky rezultat u konsiderua i suksesshëm nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan, sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan, duke mos arritur cakun”, thuhet në një njoftim të KOK-ut.
Sipas këtij njoftimi, qëllimi i Tahirit ishte të mos diskualifikohej në debutim. 28-vjeçari pati kohën 2:23.40 sekonda pas dy garave.
“Unë jam vërtetë i lumtur me garën e lëshimit, përkundër disa gabimeve që bëra. Sllallomi ishte shumë i vështirë, shumë me akull, por ia dola të arrijë në cak dhe zënia e vendit 37 ishte rezultat që e kam pritur”, ka thënë Tahiri pas garës, shkruan Albinfo.ch.
Trajneri i tij, Agim Pupovci, ishte i kënaqur me lëshimin, por jo edhe aq shumë me sllallom.
“Sot ishte gara e parë e Albinit në kombinim alpin, ka qenë një garë shumë e fortë. Terreni ishte i ngrirë prej katër ditësh, ku është punuar edhe me ingjeksion (mbushje me ujë). Në lëshim ka qenë shumë i mirë, rreth 4.60 sekonda larg vendit të parë, ku u plasua si i 55-ti, kurse në sllallom po ashtu ishte terreni shumë i vështirë, por pasi bëri dy gabime të forta, humbi shumë kohë dhe u plasua në vendin e 37-të prej 65 garuesve. Me lëshim jam i kënaqur, por me sllallom po të mos ishin këto dy gabimet e mëdha, do të ishte plasmani më i mirë”, tha Pupovci.
Pikërisht në lëshim do ta ketë garën e ardhshme, e cila mbahet të enjten (15 shkurt).
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kapen dy kosovarë në Tirolin Jugor Forcat e rendit kanë kapur në Tirolin Jugor dy persona nga Kosova, shkruajnë mediat lokale të...
-
Fillon gjykimi i pesë shqiptarëve që shisnin “Adidas”, “Armani” apo “Gucci” me gramë
-
Filmi “Martesa” nga Blerta Zeqiri shfaqet në Linz të Austrisë
-
Pesë ditë pasi u largua nga Shqipëria, 12-vjeçari ndërron jetë në SHBA
-
Gjithçka nis në Greqi
Bandilli shqiptar rrëmben zemrën e vajzës nga Lihtenshtajni, më pas ajo ndryshon seksin
Jeta në Zvicër
-
Fshati që ofronte të holla në Zvicër, tani ka familjen e parë Me shuma marramendëse të hollash, fshati Albinen me 240 banorë në Valis ka tërhequr banorë të...
-
Shoferët më të dobët janë në Tessin
-
Pas humbjeve, nisin fitimet e Credit Suisse
-
Zjarr mbi çatinë e UBS Cyrih
-
Kosta Rikë
Mbytet fëmija tetëvjeçer zviceran