Lajme
Kosova e mbushur me vetura të vjetra
Në vitin e kaluar në Kosovë janë regjistruar mbi 286 mijë vetura, ndërsa 61 për qind e tyre janë 18 vjet e më tepër të vjetra. Vetura më e vjetër është e Luftës së Dytë, 1942
Shumica e qytetarëve të Kosovës vozitin automjetet që janë më të vjetra se 18 vjet, duke bërë kështu vendin me makinat më llom në komunikacion. Vetura më e vjetër e regjistruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), është e vitit 1942, e Luftës së Dytë Botërore.
Nga të dhënat e siguruara nga kjo ministri, në vitin 2014 në Republikën e Kosovës janë regjistruar gjithsej 286,505 vetura. Nga to, vetëm 111,855 janë të prodhuara nga viti 2000 e këndej, kurse të tjerat, 61 për qind, janë makina të prodhuara mes viteve 1942-1999.
Marrë në përgjithësi, mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet, apo 10 vjet më shumë sesa mesatarja e veturave që qarkullojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Këto statistika i ka publikuar Institutit GAP, sipas të cilit, mbushjen e Kosovës me vetura të vjetra i ka kontribuar vendimi i Qeverisë i vitit 2011 për lejimin e importit të veturave të përdorura më të vjetra se 13 vjet, raporton Express. Pas këtij vendimi importi i veturave të përdorura u rrit për 44 për qind.
Ndryshe, bazuar në statistikat e veturave të regjistruara dhe numrit rezident të banorëve në Kosovë i vitit 2011 që doli të jenë 1.8 milionë banorë, del se çdo i gjashti kosovarë ka një veturë. Këtu nuk janë përfshirë veturat që qarkullojnë me targa të huaja, që nuk është i vogël.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platforma botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
Jeta në Zvicër
-
Besnik Berisha garon në zgjedhjet lokale të Luganos Zvicra po vazhdon të konsiderohet si vendi që pasqyron shembullin më të mirë të integrimit të...
-
Frangu zviceran po dobësohet kundrejt euros
-
Bislimi e Jashari nuk pritet të përzgjidhen nga Zvicra për Evropian
-
Filmi “LAST EXIT” po vazhdon xhirimet ne Zvicër
-
Ku janë restorantet ‘më të mira’ në Zvicër?