Sport

Kosova e mund Zvicrën

Kjo ishte fitorja e parë për Kosovën pas tri humbjeve të para

Përfaqësuesja U16 e Kosovës ka shënuar fitore kundër Zvicrës të martën në kuadër të Grupit D të FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 83:73 (23:22, 19:15, 19:18, 22:20), njofton faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kosova U16 ka regjistruar humbje në tri ndeshjet e para, kundër Republikës Çeke, Bosnje e Hercegovinës, Bjellorusisë, derisa së fundi e mposhti Zvicrën.

Përfaqësuesja e Kosovës të mërkurën do të përballet me Ukrainën në ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 11:00.

Duhet theksuar se Kosova U16 ka udhëtuar për në Sarajevë me tri ditë vonesë për shkak se Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës nuk e ka pajisur me viza delegacionin tonë dhe atë vetëm pas trysnisë së madhe ka lëshuar pe dhe kështu basketbollistët të premten në orët e vona janë nisur për në Sarajevë.